.png)
Teknologjia është diçka që njerëzit e kanë shpikur për ta lehtësuar punën dhe për të krijuar gjëra të reja e interesante. Me ndihmën e teknologjisë, mund të mësojmë më shpejt, të komunikojmë, të luajmë dhe madje të ndërtojmë robotë!
Ajo na ndihmon të:
Zgjidhim probleme – për shembull, kur diçka është e vështirë, mund të përdorim teknologjinë për ta bërë më të lehtë.
Krijojmë gjëra të reja – si aplikacione, lojëra ose filma vizatimorë.
Mësojmë dhe argëtohemi – duke përdorur kompjuterë, tabletë, telefona celularë dhe televizorë.
Teknologjia mund të jetë:
Fizike – si vizatime, modele, kompjuterë, telefona.
Jo fizike – si trajnime, programe dhe aplikacione që na tregojnë si të bëjmë diçka.
Pse është e rëndësishme teknologjia?
E bën punën më të lehtë – Për shembull, makina larëse lan rrobat më shpejt se sa me dorë.
Kursen kohë – Për shembull, kur dërgojmë një mesazh me telefon, ai shkon për disa sekonda.
Ndihmon kreativitetin – Mund të rregullosh foto, të krijosh vizatime, të ndryshosh ngjyrat ose të shtosh tekst në foto.
Shembuj të teknologjisë:
Telefona celularë
Kompjuterë
Tabletë
Lojëra video
Makinë (si lavatriçja, mikrovalë...)
Interneti
Robotë